Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ U përfol se Salah është prekur nga epidemia, reagon ashpër agjenti i tij

Gjatë ditëve të kaluara, nga e gjithë Europa kanë ardhur lajme në lidhje me pozitivitetin e lojtarëve të ndryshëm ndaj “Coronavirus”. Në pak më shumë se 24 orë, vetëm Seria A ka shënuar disa të prekur, si Rugani, Gabbiadini, Colley, Ekdal, La Gumina, Thorsby dhe Vlahovic, por, në një situatë të tillë emergjente qarkullojnë edhe “fake news” në internet.

Në orët e kaluara, veçanërisht në Egjipt, u përhap lajmi se Mohamed Salah kishte rezultuar, gjithashtu, pozitiv në provën e tamponit. Në të vërtetë, kampioni i Liverpool nuk është prekur nga “Coronavirus”, teksa agjenti i tij, Ramy Abbas, përmes Twitter, ka postuar një mesazh shumë të ashpër, që synon të mohojë me forcë thashethemet e qarkulluara: “Sa e turpshme që diçka kaq e ndjeshme botohet me njohuri ose burime zero…, vetëm për klikime. E pështirë dhe e tmerrshme në të njëjtën kohë”.

Related posts

MILAN-ROMA/ “Kuqezinjtë”përfitojnë një penallti, Giroud nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Tension tek “Demat e Kuq”, protestë për rrogat në prag Derbi me Tiranën

Delo.autor

SUEDI-POLONI/ Polakët kërkojnë me çdo kusht fitoren për të kaluar në fazën tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment