Futboll Seria A

Lazio, Anderson: Do jap gjithçka për këtë skuadër

Felipe Anderson duket se ka lënë pas mospajtimet me Simone Inzaghin dhe tani edhe publikisht ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Lazion.

Braziliani ka pasur një konfrontim të ashpër me trajnerin në humbjen ndaj Genoas dhe kështu u la jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Napolit.

Ai është ftuar për ndeshjen ndaj Steaua Bukureshtit dhe duket se dyshja kanë lënë inatet anash.

Lojtari nëpërmjet një postimi në Instagram ka shfaqur gatishmërinë për trajnerin dhe cdo gjë që ka të bëjë me klubin nga kryeqyteti italian.

“Faleminderit për gjithë dashurinë, për mesazhet përkrahëse dhe këshilla”.

“Do japi gjithçka për ngjyrat tona. Bashkëlojtarët, trajnerin e tifozët, faleminderit edhe një herë. Forca Lazio”, ka shkruar Anderson në Instagram.

Vlen të theksohet se lojtari gjatë verës kishte thënë haptas se do i pëlqente të kalonte te Manchester Unitedi.

Related posts

TRAJNERI ENRIQUE PRISTE PËRGJIGJE POZITIVE/ Stoli nuk po bind, Spanja në telashe të mëdha

Delo.autor

KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Nexhipi: Valeta nuk ishte e lehtë, s’ndalemi këtu

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Liverpool mposht Parisin “me një sy”, ATLETICO bën “detyrën”, Napoli ndalet në SERBI

Isa.Autor

Leave a Comment