Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Kili nuk ndjek shembullim e Brazilit dhe Argjentinës!

Brazili dhe Argjentina, ndryshe nga shumë vende të Botës vijojnë që të luajnë futboll, edhe pse me stadiume të boshatisur, pasi nuk lejohen tifozët.

Pavarësisht protestave të disa prej klubeve, federata argjentinase dhe braziliane ende nuk e kanë pezulluar futbollin. Ndryshe nga këto dy vende, diçka të tillë e ka bërë Kili, që ka zyrtarizuar pezullimin e futbollit.

Federata kilene e futbollit ka dalë me një komunikatë, ku njofton se nuk do të luhet futboll për 2 javë, deri në një vendim tjetër, për shkak të përhapjes së Coronavirusit.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton në “pole position” në Mugello, i dyti Bottas. Leclerc siguron vendin e pestë

Delo.autor

Roma vendos për Nainggolanin

Q.Autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Gjermani-Hungari. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment