Futboll La Liga Sport

YLLI I REAL MADRID NË TELASHE/ Reagon babai: Le të shkojë në burg nëse…

Futbollisti serb i Realit, Luka Joviç, akuzohet se ka thyer rregullat e karantinimit, duke dalë nga shtëpia, ndërkohë që u kërcënua nga presidenti dhe kryeministrja me burg.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe babai i futbollistit të skuadrës madrilene teksa mohoi kategorikisht  akuzat e ngritur ndaj djalit të tij.

“Tani Luka duket sikur është një kriminel, nëse duhet të shkojë në burg le të shkojë. Jam plotësisht dakort me presidentin dhe kryeministrin por vetëm nëse djali im ka faj. Ai ka ardhur në Serbi dhe nuk ka takuar askënd po ka hyrë menjëherë në apartamentin e tij.

jovic

E dashura e tij Sofia është shtatzënë dhe nuk mund të lëvizë nga shtëpia. Fotot që kanë dalë në mediat spanjolle janë foto të vjetra. Luka erdhi në Serbi për të qëndruar pranë familjes së tij. Ai ka kryer dy teste ndaj koronavirusit dhe të dy kanë rezultuar negativë. E kishte programuar këtë udhëtim dhe nuk ka ardhur për ditëlindjen e Sofias për të festuar siç është thënë në media”, ka deklaruar babai i Luka Jovic.

Related posts

NË ANGLI ZBARDHIN DETAJE/ Dy pista për Mbappe, “gjeli” më i famshëm vendos kushte

Delo.autor

BABA PËR HERË TË TRETË? Detaji që ngriti dyshimet, Pique “kapet mat” me 23-vjeçaren që tradhtoi Shakirën

F.autor

Botërori Italia ’90 / Si u bë Salvatore Schillaci heroi i papritur i një populli

Sadik.Autor

Leave a Comment