Formula 1 Sport

FORMULA 1 E GJUNJËZUAR NGA KORONAVIRUSI/ Ideja surprizë: Në këtë pistë zhvillojmë 2-3 gara për të shpëtuar sezonin

Ideja e drejtuesve të Formula 1 është për të organizuar disa gara në një pistë ku nuk ka probleme me coronavirus. Kjo do të thotë që në një pistë do të zhvillohen 2 ose 3 gara radhazi.

Pista e parë që ka dhënë “OK”-in e saj për këtë ide është ajo e Silverstone në Britaninë e Madhe. Sipas drejtuesve të kësaj piste, për ta nuk është problem të zhvillojnë disa gara radhazi.

Në pistën ikonë të Formula 1 është planifikuar që gara sezonale të zhvillohet më 19 korrik. “Ne i kemi thënë Formula 1 se jemi gati të bashkëpunojmë me ata për të shpëtuar sezonin”, tha Pringle, drejtori ekzekutiv i Silverstone.

“Shumica e skuadrave ndodhen pranë kësaj piste, ndaj këtu mund të organizojmë disa gara dhe njerëzit të flenë në shtëpitë e tyre. Ne jemi gati t’i ndihmojmë skuadrat. Në kohë të jashtëzakonshme mund të marrim vendime të jashtëzakonshme”, tha Pringle.

Related posts

UEFA e lë jashtë treshes/ “Shpërthen” BALE: Paneli duhet të pushohet nga puna

Isa.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ INTER/ Trajneri Sarri: Duhet të ndryshojmë mënyrën…

Delo.autor

“SHERIFI I FORTË, POR TEUTA DI SI FITOHET”/ Mbrojtësi Kotobelli tregon arsyet pse u rikthye sërish në Durrës

Delo.autor

Leave a Comment