Futboll Kategoria Superiore Sport

KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Melo për mediat braziliane: Përgëzon qeverinë shqiptare dhe zbulon datën e rifillimit të Superiores!

William Cordeiro Melo, mesfushori i Partizanit ka dhënë një intervistë për median braziliane “O Curioso de Futebol”, ku ka folur për kampionatin shqiptar dhe për datën kur mund të rifillojë për gjëndjen në Shqipëri nga koronavirusi si dhe për mënyrat sesi po stërviten futbollistët individualisht gjatë kësaj periudhe.

Kampionati shqiptar – Federata Shqiptare e Futbollit po punon për të rinisur kampionatin në javën e parë të qershorit.  Shpresojmë të gjithë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe t’i kthehemi jo vetëm stërvitjes, por dhe normalitetit.

Gjendja në Shqipëri  – Këtu në Shqipëri situata është nën kontroll dhe qeveria reagoi menjëherë. Duhet të lëvizim me autorizim. Dërgojmë mesazh në adresë të qeverisë për të lëvizur në dyqane apo farmaci. Në këtë mënyrë mund të lëvizim vetëm për 1 orë në ditë. Blej vetëm një ose dy herë në javë.

Stërvitja individuale në shtëpi – E dimë që nuk do të rikthehemi me të njëjtin intensitet, por për të mos humbur shumë rendiment, klubi ka përcaktuar një axhendë stërvitore. Çdo ditë stërvitemi online me përgatitësin tonë atletik”, thekson për mediat braziliane William Cordeiro Melo.

Related posts

LIVE/ Partizani-Laçi, Shtubina kalon laçianët në avantazh

Delo.autor

Basha: Kombëtarja më e bukur me Panuccin, ja çfarë i thashë Memushajt për Barin

Q.Autor

“TOKIO 2020″/ Fitoi medalje të artë, sportistja shpërblehet me 500 mijë euro dhe një shtëpi nga qeveria

Delo.autor

Leave a Comment