Futboll Shqipëri Sport

SPECIALE PËR MBROJTËSIN KUMBULLA/ “Eurosport”: Mall i rrallë, me 25 milionë euro mund të jetë okazion

Marash Kumbulla vazhdon të jetë një emër që tërheq shumë në Itali, me thuajse çdo ekip të madh që ka hedhur sytë nga mbrojtësi shqiptar. Për futbollistin nuk mungojnë ofertat nga klube të rëndësishme, edhe nga ato jashtë Italisë e për këtë arsye, edhe portali i “Eurosport” i ka kushtuar një speciale lojtarit shqiptar që është ktheyr në epiqendrën e merkatos.

Gjithçka fillon me fjalët e ish-mbrojtësit të Juventusit e Italisë, Frederiko Balzaretit. “Kumbulla është një mbrojtës “mbrojtës”. Gjëja e parë që mendon është të mbrojë portën e tij që të mos pësojë gol. Edhe nga aspekti fizik, më kujton pak Kielinin e ditëve të para”, thekson Balzareti.

Më pas, “Eurosport” analizon dy pretendentet kryesore, Interin dhe Napolin, të cilët kanë bërë hapa konkretë me oferta për Veronën që zotëron kartonin e tij dhe për vetë lojtarin. “Për të mund të paguhet një shifër e rëndësishme prej 20-25 milionë eurosh dhe mund të jetë një okazion”, insiston portali i rrjetit të njohur sportiv.

Me më pak shanse për të blerë lojtarin renditen Lacio e Fiorentina, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ndonjë nga klubet europiane që po e ndjekin të hyjë në garë për të siguruar firmën e tij. “Qendërmbrojtësit e “predestinuar” janë mall i rrallë e si të tillë janë shumë të dëshiruar në treg”, mbyllet specialja ku ndër të tjera renditen edhe statistikat që e bëjnë Kumbullën një nga mbrojtësit më të spikatur të këtij sezoni në Serinë A.

Related posts

SKARCIME TE TIRANA/ 2 futbollistët e afruar me bujë në merkato dalin jashtë planeve dhe kërkohet prishja e marrëveshjes

Delo.autor

JO VETËM PIATEK/ Fiorentina po përgatit në heshtje një goditje të bujshme nga Real Madrid

Delo.autor

LËVDATAT PËR 18 VJEÇARIN/ Guardiola: Ai është tashmë një lojtar i madh dhe i shkëlqyer

Isa.Autor

Leave a Comment