Futboll Seria A Sport

ËSHTË I HUAZUAR TEK FRANKFURT/ Andre Silva: Milani? E kam të qartë të ardhmen time!

Andre Silva është i huazuar tek Eintracht Frankfurt, në një huazim 2-vjeçar nga Milani. Portugezi duket se është i lumtur në Gjermani dhe për “BILD” ka folur së fundmi, duke thënë se dëshiron të qëndrojë te Frankfurt.

“Më trajtojnë shumë mirë këtu. E dashuroj qytetin, tifozët dhe Bundesligën. Kështu që ka shumë arsye për të qëndruar. Kam qenë në formë të shkëlqyer kohët e fundit”, shprehet Andre Silva.

Sulmuesi u bë pjesë e Milanit në vitin 2017, kohë kur u mor nga Porto për plot 38 milionë euro. Portugezi ka zhvilluar vetëm një sezon me kuqezinjtë, pasi fillimisht u huazua te Sevilla, ndërsa tashmë është te Frankfurt.

Related posts

Maradonës s’i del inati, ja çfarë i bën ish dhëndërit që i la vajzën

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Shakhtar Donetsk-Manchester City. Rezultati 0-1

Delo.autor

Valverde: Messi e Suarez në stol kundër Gironas? Është e mundshme

Q.Autor

Leave a Comment