Futboll Sport

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Një klub futbolli do veshë fanellën e dizejnuar nga një 6-vjeçar (FOTO)

E pabesueshme. Pescara do të veshë sezonin e ardhshëm një fanellë të dizenjuar nga një djalë 6-vjeçar. Klubi italian hapi një konkurs dhe e quajti atë “Jepi një goditje COIVD-19”. Fëmijët duhet të vizatonin në shtëpi fanellën e Pescara dhe kanë qenë të shumtë ata që kanë garuar.

Ky konkurs nisi thjeshtë si një lojë për fëmijë dhe nuk kishte këtë qëllim, por në fund dizajni i Luigi D’Agostino jo vetëm është shpallur më i miri. “Delfinët” kanë vendosur ta konfirmojnë atë si dizajnin e ri për fanellën e sezonit të ardhshëm.

Errea, sponsori teknik i Pescara, e ka ftuar vogëlushin të kalojë një ditë në selinë e tyre në Parma. Ajo që Luigi kishte bërë u pëlqye shumë në rrjetet sociale dhe tashmë klubi ku luan edhe Ledian Memushaj do të ketë fanellën më të veçantë në botë.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Manchester City mposht Brighton falë Foden dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

PESË VJET NGA AKSIDENTI I FRIKSHËM/ Kryepeshkopi zbulon detaje nga gjendja shëndetësore e Schumacher

Delo.autor

SULM ME FORCA ARGJENTINASE/ Inzagi kërkon të surprizojë Napolin

Delo.autor

Leave a Comment