Futboll Seria A Sport

AVENTURA TEK JUNVENTUS DREJT FUNDIT/ Mesfushori Pjanic i thotë “Po” Barcelonës, nisin negociatat

Nëse Serie A do të rifilloj, Miralem Pjanic mund të luaj ndeshjet e tij të fundit me fanellën bardhezi. Mesfushori boshnjak është një nga lojtarët më të lakuar në listën e daljes, së fundmi është përfolur për një kalim të mundshëm tek Barcelona, nuk është thjeshtë një thashethem por një ide konkrete pasi të dy klubet kanë nisur negociatat. Pjanic i ka thotë “Po” një transferimi në “Camp Nou”, duke e konsideruar si një shans të fundit në karrierën e tij për të luajtur për një klub të madh ku mund të ketë mundësi të synoj trofe të rëndësishëm.

Tani i takon dy klubeve, Juves dhe Barcelonës, të gjejnë kompromisin ndërmjet tyre. “Zonja e Vjetër” kërkon një shkëmbim kokë me kokë me Arthur, të dy lojtarët vlerësohen me 60 milion euro. Problem është fakti se futbollisti brazilian kërkon të qëndroj në Barcelonë, për këtë arsye drejtuesve të Juves i janë ofruar dy emra të tjerë. I pari është Ivan Rakitic, prej kohësh kërkon të largohet dhe prej kohësh ndiqet nga dy klubet e Milanos. Emri tjetër është Arturo Vidal, një futbollist që në Torino është një idhull i tifozerisë. Të dy lojtarët janë mbi 30 vjeç, ky fakt e ndërlikon këtë shkëmbim të mundshëm pasi bie ndesh me idenë e drejtuesve të Juventusit për të rinovuar mesfushën.

(BalkanWeb)

Related posts

“LEKU LETËR”/ “Superklasikja” River-Boka: Nuk do ta besoni sa do FITOJË qyteti i Madridit

Isa.Autor

PROTESTAT I KUSHTOJNË SHTRENJTË BRDARIC/ Trajneri mungon në ndeshjen më delikate për Vllazninë

Delo.autor

10 shprehjet më egoiste të Cristiano Ronaldos

Sadik.Autor

Leave a Comment