Futboll Sport

“ÇMENDURI” NË SEKONDAT E FUNDIT/ BATE Borisov fiton Kupën pas 10 vitesh! (VIDEO)

Futbolli në Bjellorusi nuk ka ndaluar kurrë dhe vazhdon të jetë me tifozë. Sot u luajt finalja e Kupës që pa përballë Bate Borisov ndaj Dynamo Brest. Ndeshje e dyluftuar e cila në 90 minuta nuk prodhoi asnjë gol.

E ndërsa edhe 30 minutat e kohës shtesë (dy pjesë nga 15’) nuk po zhbllokonin rezultatin dhe gjithçka do të vendosej me penallti, ka ardhur një gol në minutën e 121 nga Volkov, në një rrëmujë të madhe, duke i dhënë trofeun BATE Borisov, që është edhe skuadra më shumë fituese në Bjellorusi.

Por, Kupa e Bjellorusisë mungonte prej 10 vitesh te BATE.

Related posts

Milani “besnik”, refuzon Genoan për “yllin” e skuadrës

Q.Autor

NJERIU I REKORDEVE/ Saktësia e MESSIT kalon të gjitha ekipet e ligave elitare

Isa.Autor

“TOPI I ARTË”/ Nis numërimi mbrapsh, “France Football” publikon emrat e parë

Delo.autor

Leave a Comment