Futboll Seria A Sport

“DON ZHUANI” NUK NDALET/ Shikoni çfarë i bën Adil Rami prezantueses italiane (FOTO)

Kampioni i Botës me Francën, Adil Rami, duket tepër i fiksuar me vajzat bukuroshe. Së fundmi “preja” e tij ka  qenë prezantuesja e programit “Dettto Fatto” në Rai Due, Bianca Guaçero.

Bukuroshja italiane është surprizuar ditën e djeshme live në emision, teksa ka marrë një trëndafil dhe një mesazh nga mbrojtësi 34-vjeçar, i cili së fundmi i është bashkuar klubit rus të Soçit.

bianca-guaccero-scoop

Rami i dërgoi fillimisht një trëndafil anonim bukuroshes seksi dhe më pas një mesazh, ku dukshëm e ftonte të takoheshin: Përshëndetje Bianka. Unë jam në Nisë dhe ti në Milano, kështu që nuk jemi shumë larg…”.

bianca-guaccero-adil-rami-min-1024x480

Megjithatë modelja italiane ka reaguar menjëherë dhe ka sqaruar se ajo dhe Rami nuk njihen nga afër dhe se mbrojtësi thjesht i ka shkruar në Instagram, ku nuk ia ka kursyer komplimentet.

guaccero-rosa-rami-1

Mesa duket Rami nuk ka hequr dorë nga ngacmimet në Instagram, pasi kujtojmë që të njëjtën gjë ka bërë edhe ndaj gazetares shqiptare, Sabina Mete, të cilën 34-vjeçari e kishte ftuar për t’u takuar disa kohë më parë.

ddd-2

Ky fakt u pohua nga vetë gazetarja e “RTSH Sport”, në një prej emisioneve në “Top Channel”.

Related posts

Legjenda e Milanit propozon De Biasin për stolin e Italisë

Sadik.Autor

EKSKLUZIVE/ Dajan SHEHI: Kastrioti mbijeton nëse bën merkato. Ja si më diskriminuan në Kroaci

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ ERZENIT PËR KUPËN E SHQIPËRISË/ Shkëmbi: Nuk më pëlqeu loja, nga kjo ndeshje do të nxjerrim…

Delo.autor

Leave a Comment