Futboll Sport

LAJMI I BUJSHËM/ Arrihet marrëveshja mes klubeve, Arthur Melo do t’i bashkohet Juventusit

Klubi i Juventusit raportohet se ka arritur marrëveshjen me Barcelonën për transferimin në Torino të mesfushorit brazilian, Arthur Melo.

Lajmi është dhënë nga “Sky Sport”, që shkruan se bardhezinjëve u ka kushtuar plot 70 milionë euro ky operacion. Thuhet se të dyja klubet kanë rënë dakord dhe shumë shpejt mesfushorin brazilian do ta shikojmë me bluzën bardhezi.

Arthur pëlqehet shumë nga trajneri Sarri i cili dëshiron të ndërtojë mesfushën rreth brazilianit dhe e donte me çdo kusht te ekipi i tij. Raportohet se marrëveshja është arritur dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi.

Gjithashtu raportohet se të dyja palët po punojnë, që të mbyllin gjithçka rreth këtij transferimi brenda 30 qershorit, me lojtarin që do kalonte në Itali, pas përfundmit të sezonit aktual.

Related posts

“NE NUK ISHIM NË FORMËN MË TË MIRË”/ Mesfushori De Bruyne: Nuk duhet të kisha luajtur ndaj Italisë në Europian

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Perez zbulon arsyen e LARGIMIT të RONALDOS nga REALI

Isa.Autor

CHELSEA DYFISHON SHIFRAT/ David Luiz shënoi gol me kokë pas një harkimi nga… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment