Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Mercedes merr vendimin surprizë para debutimit sezonal në Austri

Makina gjermane Mercedes ka vendosur të vijojë betejën e saj në luftën kundër racizmit. Në garën e parë sezonale të Formula 1, që zhvillohet më 5 korrik në Austri, Mercedes do të ketë një pamje krejt të veçantë.

Në këtë garë makina gjermane nuk do të jetë në ngjyrat e saj të zakonshme por do të jetë tërësisht e zezë. Një ngjyrë e përzgjedhur për të vijuar betejën ndaj racizmit, betejë që kohët e fundit është bërë shumë e ndjeshme në këtë sport.

“Jemi krenarë për kulturën tonë dhe vlerat që përçon ajo. Vetëm 3% e punonjësve tanë i përkasin pakicave dhe vetëm 12% janë femra. Ndaj dhe do të vazhdojmë t’i mbështesin këto pakica, duke ndërmarrë këtë nismë”, thuhet në komunikatën e Mercedes.

Makina Mercedes që pilotët Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas do të kenë në këtë garë do të kenë edhe disa shkrime. “End Racizm” (fund racizmit) dhe “We Race As One” (garojmë të bashkuar).

Related posts

UEFA RRIT shpërblimet për Ligën e Kombeve, ja sa mund të arkëtojë SHQIPËRIA

Isa.Autor

REAL MADRID ZYRTARIZON LARGIMIN E ANCELOTTI/ Italiani futet në historinë e ‘Galaktikëve’

F.autor

“MILAN IA DEL PA IBRAN, NDËRSA INTER DËSHTON”/ Avokati i “Kuqezinjve”: Suedezi nuk i tha Lukakut majmun, por e quajti…

Delo.autor

Leave a Comment