Boks Sport Të tjera

ZYRTARE/ Humbi sfidën ndaj Joshua prej dopingut, boksieri amerikan sërish pozitiv

Një vit më parë, boksieri amerikan Jarrell Miller duhej të duelonte ndaj Anthony Joshua për titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Ajo sfidë nuk u zhvillua asnjëherë. Boksieri i pamposhtur amerikan doli pozitiv gjatë një testi antidoping një muaj para sfidës dhe vendin e tij e zuri Andy Ruiz (meksikani mposhti Joshua dhe u bë kampion bote).

Miller duhej të rikthehej në ring më 9 korrik, në një duel ndaj Jerry Forest, por edhe kjo sfidë është anulluar. 31-vjeçari ka rezultuar sërish pozitiv gjatë një testi antidoping kryer së fundi. Ai ka dalë pozitiv me substancën GW1516, që ndikon në rritjen e performancës dhe fuqisë aerobike.

Kjo është e njëjta substancë që iu gjet edhe para duelit me Joshua një vit më parë, që solli anullimin e sfidës. Vjet Miller doli pozitiv edhe me EPO, ndaj u pezullua 6 muaj. Këtë herë pritet që dënimi të jetë më i rëndë. Hera e fundit që Jarrell Miller është ngjitur në ring ka qenë nëntori i 2018-ës.

Related posts

BOMBASTIKE/ Dessa Nunes, mbështetje pa kufi për Napolin nga Brazili (FOTO)

Isa.Autor

ANKTH TEK JUVENTUSI/ RONALDO, i gatshëm të DËSHMOJË mbi akuzat për PËRDHUNIM

Isa.Autor

Atletico Madrid ka gati 20 milionë euro për sulmuesin e Milanit, pritet miratimi i Elliott

Isa.Autor

Leave a Comment