Mediat në Itali e bëjnë fakt të kryer transferimin e Marash Kumbullës tek Lazio
Verona ka pranuar ofertën e Lazios për talentin shqiptar prej 16 milionë eurosh, plus 4 milionë euro të tjera në formë bonusesh dhe kartonat e dy futbollistëve të rinj që nga klubi bardhekaltër do të transferohen te Verona.
Nuk dihet ende se çfarë kontrate do të firmosë Kumbulla, me Lazion sa do të përfitojë dhe sa do të jetë kohëzgjatja e saj, por tashmë duket e sigurt që Lotito dhe Tare kanë mposhtur konkurencën e Interit për talentin shqiptar.