Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ferrari i dorëzuar, Binotto: Mos prisni një makinë fituese në Austri

Ditën e diel do të zhvillohet gara e parë sezonale e botërorit 2020 në Formula 1 dhe Ferrari nuk pret ndonjë surprizë të madhe. Sipas drejtorit sportiv Mattia Binotto, në pistën e Zeltweg do të jetë po e njëjta makinë që ishte edhe në testet dimërore dhe Australi. Pra, një Ferrari jo shumë kompetitive.

“Rezultatet e atyre testeve na lanë të kuptojmë se ku kemi gabuar dhe drejtimin që duhet të kenë punimet e tanishme. Tani kemi një rrugëzgjidhje dhe besojmë se në garën e Hungarisë do të sjellim ndryshimet e para në makinën tonë. E dinim se ato ndryshime nuk do të ishin gati për garën e parë, ndaj pritëm garën e Hungarisë”, tha Binotto.

Pra, në Austri, në dy garat e para, nuk do të shohim një makinë Ferrari kompetitivë. “E dimë që për momentin nuk kemi një paketë të shpejtë, këtë gjë e dinim edhe në Australi. Kjo është një pistë ndryshe nga ajo e Australisë, me temperatura të tjera. Do të shfrytëzojmë këto dy gara për të kuptuar edhe më mirë situatën”, tha Binotto.

Related posts

TRANSFERIMI HISTORIK/ Hazard zgjedh numrin te Reali, heq dorë nga 10-shi

Delo.autor

NJË TAMPON NË DITË PASI U INFEKTUA ME COVID-19/ Ibrahimoviç në garë me kohën për Europën

Delo.autor

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Laçi mposht “Korçarët” dhe siguron 3 pikë të arta

Delo.autor

Leave a Comment