Futboll Seria A

Kritika e legjendës gjermane: Juventus nuk e fiton dot Championsin po s’u largua Buffon

Ish-ylli i Gjermanisë, Mario Basler, e ka kritikuar Gianluigi Buffonin duke thënë se portieri veteran duhet të largohet nga futbolli sepse nuk është më në nivelin më të lartë.

Buffon, tani 40-vjeçar, dështoi ta presë goditjen e Christian Eriksenit nga goditja e dënimit, e cila e barazoi rezultatin në 2-2 në ndeshjen e parë të 1/8-ave të finaleve të Ligës së Kampionëve mbrëmë në Torino.

Duke folur për televizionin gjerman pas ndeshjes, Basler e kritikoi ashpër Buffonin.

Gigi ka qenë portier i jashtëzakonshëm, por nganjëherë njerëzve iu ikën koha e duhur për të dalë në pension. Atij i iku momenti i duhur për t’u lrguar nga futbolli. Unë u largova në moshën 33-vjeçare. Atij duhet t’ia thotë Allegri dhe klubi se ka ardhur koha për t’i dhënë fund. Juventusi dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve, por Buffon nuk është më në nivel ndërkombëtar dhe me të nuk do ta fitojnë këtë trofe”, ka thënë Basler.

Related posts

ÇFARË SPEKTAKLI/ Përmbysja epike e Man United shpëton Mourinhon, SANCHEZ bën HEROIN

Isa.Autor

VLLAZNIA-TIRANA/ Ndizet sfida në “Loro Boriçi”, realizohen 2 SUPER GOLA për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Vazhdon lufta e ashpër për “Këpucen e Artë”, ja kush prin listën (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment