Europa League UEFA

Steaua-Lazio, rumunët nuk dinë të shënojnë kundër italianëve

Lazio do të kërkojë të harrojë tri humbjet e njëpasnjëshme të pësuara në kampionat kur të udhëtojë të enjten drejt kryeqytetit rumun për t’u ndeshur me Steauan e Bukurueshtit, një ndeshje që do të jetë e vlefshme për 1/16-at e Europa League.

Ecuria e rumunëve në ndeshjet e Europa League të luajtura në shtëpi nuk ka qenë shumë e mirë, me vetëm 3 fitore të marra në 14 ndeshjet e fundit (5 barazime, 6 humbje). Lazio, nga ana tjetër, do të paraqitet në këtë ndeshje pas katër ndeshjesh pas tri humbjesh dhe një barazimi të marra në katër ndeshjet e fundit të luajtura në Itali. Rumunët janë përballur 13 herë me skuadrat italiane dhe nuk ka kanë arritur të shënojnë gol në 12 nga ato ndeshje, me 5 barazime dhe 8 humbje të pësuara.

Për më tepër, Lazio nuk ka pësuar asnjë humbje në katër ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër ekipeve rumune. Steaua nuk ka marrë asnjë fitore në tri ndeshjet e fundit që ka luajtur në Europa League (1 barazim, 2 humbje), ndërsa bardhekaltrit nuk kanë fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit të 1/16-ve të Europa League që kanë luajtur në transfertë (3 barazime, 1 humbje).

Related posts

SEVILLA NË GJYSMËFINALEN E EUROPA LEAGUE/ Lopeteguri: S’ka drejtësi në futboll

Delo.autor

UCHL/ Shakhtar-Roma, gol surprizë në pjesën e dytë. Ja si ndryshon rezultati

Q.Autor

RENNES-ARSENAL/ “Topçinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Iwobi

Delo.autor

Leave a Comment