Futboll Shqipëri Sport

DY KARTONË TË VERDHË NË 2 MINUTA/ Gjyqtari e lëshon dorën ndaj Keidi Bares, shikoni çfarë bën mesfushori (VIDEO)

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare është ndëshkuar me 2 kartonë të verdhë në harkun kohor të 2 minutave (70-72), duke lënë skuadrën e Malagas me 10 lojtarë në sfidën ndaj Albasetes.

Ky vendim i gjyqtarit e ka tërbuar mesfushorin shqiptar, i cili nuk i ka besuar syve, dhe në momentin e daljes nga fusha ka shfryrë keq, duke shkelmuar disa topa që kishte pranë dhe duke goditur me grusht tunelin në hyrje të stadiumit.

Pamjet tregojnë qartë që gjyqtari i takimit e ka lëshuar disi dorën ndaj Bares, pasi tek faulli i dytë duket qartë që kartoni i verdhë edhe mund të ishte shmangur. Kujtojmë që mesfushori 22-vjeçar, u ndëshkuar me karton të kuq edhe në sfidën e datës 15 qershorit ndaj Tenerifes.

Related posts

I THUR ELOZHE “BISHËS”/ Trajneri Guardiola: Të rinjtë tanë kanë s fiduar një legjendë

Delo.autor

MILAN-LIVERPOOL/ 16 vite pas disfatës më të dhimbshme për “Djallin” në Champions

Delo.autor

Akord me Depay, Milani tani pret përgjigjen e Lyonit për holandezin

Sadik.Autor

Leave a Comment