Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Veprimi idiot, Leclerc jep deklaratën e parë pas përplasjes me Vettel

Gara e Ferrarit në çmimin e madh të Austrisë zgjati vetëm 5 xhiro. Charles Leclerc bëri një gabim idiot pasi përplasi shokun e tij të skuadrës Sebastian Vettel që në xhiron e parë. Të dy makinat kokëkuqe mbyllen garën shumë shpejt.

Piloti nga Monte Carlo ka reaguar për herë të parë pas incidentit. “Jam shumë i zhgënjyer me veten. Më vjen keq, por një keqardhje e tillë nuk është e mjaftueshme. Vettel nuk kishte asnjë faj sot.

“Tradhtova skuadrën pas punës 1 javore që ata bënë për ta sjellë makinën në formë. U shfaqa shumë i etur për t’i fituar ato vende në xhiron e parë. Do të mësoj nga një gabim i tillë”, shkruajti ai në Twitter.

Related posts

BOTËRORI 2022/ “Tulipanët” përfitojnë një penallti, Depay nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

E FRIKSHME PJESA E PARË E LOJËS/ Stuhi golash në Roma-Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet super sfida Manchester City-Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment