Bundesliga Futboll Sport

E ARDHMJA E NEYMAR LARG FRANCËS/ Një argjentinas mund të shuajë ëndrrën e brazilianit

Ylli i PSG-së, Neymar, është i vendosur të kthehet te Barcelona këtë verë.

Braziliani ka më pak dy vite në kontratën e tij me kampionët e Francës dhe shpreson të kthehet te Barça këtë verë. Kjo është arsyeja pse sulmuesi vazhdon të refuzojë ofertat e klubit për rinovimin e kontratës.

Problemi është se katalanasit po i japin përparësi blerjes së Lautaro Martinez nga Inter dhe nuk kanë para për të blerë edhe Neymar-in.

Megjithatë, Mundo Deportivo ka shkruar se Barça të ishte e gatshme të këmbente disa prej lojtarëve të ekipit për ish-yllin e saj, duke e ditur se PSG pëlqen disa prej yjeve të spanjollëve.

Ousmane Dembele, Samuel Umtiti, Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitic pëlqehen të gjithë nga francezët.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Ronaldo “ngel në klasë” Antonio Conten, sponsorizon “të urryerin”…

Delo.autor

“Doja të takoja Schumin, por familja e tij nuk më lejoi”

Sadik.Autor

SHTOHEN PROBLEMET PËR TRAJNERIN DAJA/ Mesfushori largohet nga Skënderbeu, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment