Futboll Seria A Sport

KOMISIONI I DISIPLINËS ME “DORË TË HEKURT”/ 9 lojtarë do mungojnë në ndeshjet e ardhshme në Serinë A

Mesfushori i Juventusit Federiko Bernardeski dhe sulmuesi i Sasuolos Domeniko Berardi janë mes 9-të lojtarëve të dënuar në Serinë A. Berardi dhe Bernardeski u ndëshkuan të dy në barazimin 3-3 mes Sasuolos dhe Juventusit dhe do mungojnë në sfidën e radhës për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve.

sasuolo vs juventus

Komisioni i disiplinës konfirmoi se të pezulluar për ndeshjen e ardhshme në kampionat do jenë: Burabia dhe Manjaneli, dyshja e Parmës Darmian dhe Grasi, mbrojtësi i Napolit Di Lorenco, Artur Ionita i Kaljarit dhe Stefano Okaka i Udinezes. Mesfushori i Veronës Migel Veloso u ndëshkua me gjobë 1.500 euro për kartonin e tij të verdhë ndaj Romës.

Gjobën më të madhe e mori trajneri i Veronës, Ivan Juriç që do duhet të paguajë 15.000 euro dhe një ndeshje pezullim pasi fyeu arbitrin në humbjen 2-1 që skuadra e tij mori kundër Romës.

Related posts

E VEÇANTË/ Filloi Liga e Kombeve, talenti BULLGAR shkruan historinë (VIDEO)

Isa.Autor

“NE TË GJITHË BËJMË GABIME”/ Casillas: Largimi im nga Reali ishte zgjedhje e gabuar nga të dy palët, me Moun kisha…

Delo.autor

“BOOM” NGA MADRIDI/ Reali €370 mln për blerjen e bujshme! “AS” zbulon listën

Isa.Autor

Leave a Comment