Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E LUKA JOVIC DREJT FUNDIT/ Ish-shoku i skuadrës i “galaktikut”: Problemi i tij nuk është në fushë, por jashtë saj

Aventura e Luka Jovic te Real Madrid nuk ka qenë aspak e mirë. Lojtari i blerë për 60 milionë euro verën e kaluar mund të largohet shumë shpejt nga Bernabeu. Këtë e ka konfirmuar një ish-shok skuadre i serbit.

Milos Ninkovic ka luajtur me Jovic te Crvena Zvezda dhe ka shpjeguar për Stats Perform News se koha e bashkëkombësit të tiuj në Madrid mund të ketë skaduar.

“Problemi i tij nuk është si luan në fushën e lojës, por si sillet jashtë saj. Ka pasur shumë probleme, mes dëmtimeve dhe asaj që i ka ndodhur në Serbi kur ka nisur kjo historia e coronavirus-it. Unë e kuptoj, sepse kur isha 19 vjeç edhe unë kam nënshkruar për një klub të madh, Dinamon e Kievit”.

“Kam lexuar se Zidane ka besim tek ai dhe se do të qëndrojë në Madrid në sezonin e ardhshëm. Ndoshta në Bernabeu e kanë kuptuar se Luka është një djalë i ri dhe ajo që i ka ndodhur atij na ka ndodhu t ë gjithëve”.

“Edhe unë e kuptoj, por duhet të japë më shumë, të jetë më serioz, sepse Real-i është një klub i madh dhe nuk do ta presin për tre ose katër vite. Duhet të jetë një profesionist nëse ka dëshirë të qëndrojë aty”.

Joviç është i paralajmëruar.

Related posts

I ZHGËNJYER NGA LAPORTA! Messi: Askush nuk më kërkoi të luaja falas te Barça

F.autor

U ZHVILLUA SEANCA E PARË STËRVITORE/ Ky është Juventusi i ri i Sarrit (VIDEO)

Delo.autor

Sanchez transferohet tek Manchester United, priten të kryen vetëm testet mjekësore,

Q.Autor

Leave a Comment