Futboll Shqipëri Sport

“NUK E KA HARRUAR AKADEMINË KU U RRIT SI LOJTAR”/ Kalimi i Uzunit në Hungari pasqyrohet dhe në Greqi

Transferimi i futbollistit të Shqipërisë Myrto Uzuni nga Lokomotiva e Zagrebit te Ferencvaroshi në Hungari është raportuar si lajm edhe në Greqi.

“Imerazante.gr” shkruan se suksesi i kalimit të 25-vjeçarit në Hungari vjen si meritë dhe akademisë Doksa Pikadagion, aty ku futbollisti beratas mësoi hapat e para drejt futbollit.

Përveç kësaj, media helene shton se Uzuni nuk e ka harruar akademinë ku u rrit si futbollist, teksa disa vite më parë vizitoi akademinë në fjalë duke i shprehur mirënjohjen për edukimin si lojtar profesionist.

Uzuni ka firmosur për 4 vite me klubin e njohur hungarez. Ai u shit nga Lokomotiva për shifrën e 1.8 milionë eurove. Nga ky operacion përfitoi dhe Laçi pasi ka në marrëveshje të drejtën e përfitimit 20% të shifrës së transferimit të sulmuesit të krahut.

uzuniiii
Faksimile e artikullit të “Imerazante.gr” për transferimin e Myrto Uzunit te Ferencvaroshi

Related posts

TRAJNERI I JUVENTUS ËSHTË RONALDO/ Ja si i kundërvihet Pjanic dhe Cuadrado!

Delo.autor

Milan-Crotone/ Mbyllet barazim pjesa e parë, por shihni statistikat e çmendura të kuqezinjve (FOTO)

Q.Autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Ndërron jetë në moshë shumë të re ish-lojtari i Romës

Delo.autor

Leave a Comment