Futboll Premier League Sport

KËRKOHET NGA MANCHESTER UNITED/ Mesfushori anglez merr vendimin për të ardhmen

Mesfushori i Leiçester Sitit, Xhejms Medison ka nënshkruar një kontratë re 4 vjeçare që do ta mbajë në klub deri në vitin 2024. Sipas “BBC Sport” lojtari do përfitojë 110 mijë euro në javë nga kontrata e re.

Leicester City v Wolverhampton Wanderers – Premier League
Ky është një lajm i mirë për trajnerin Brendan Roxhers, pasi skuadra e tij nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve. Kontrata aktuale e Medisonit skadonte në vitin 2023. Mesfushori u ble nga Noruiç në vitin 2018 për 20 milionë euro, dhe ja ka dalë të përshtatet mjaft mirë në Premier Ligë si dhe të bëjë debutimin me Anglinë.

Për Medisonin interes të madh ka pasur nga skuadra e Mançester Junajtid, por në fund mesfushori vendosi të qëndronte tek Leiçester Siti.

Related posts

“Rusi 2018″/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Japoni-Senegal

Isa.Autor

Dy humbje radhazi në Ligën e Kombeve, trajneri jep dorëheqjen nga kombëtarja

Isa.Autor

TESTI I PARË PËR SEZONIN E RI/ Skënderbeu triumfon me përmbysje ndaj Maliqit

Delo.autor

Leave a Comment