Futboll La Liga Sport

PARALAJMËRON BARCELONËN/ Mesfushori Vidal: Duhet të mendohet mirë për sezonin e ardhshëm

Një kampionat i humbur në favor të Real Madrid. Një Champions League për t’u luajtur dhe shumë dyshime mbi atë që do të jetë trajneri i ardhshëm.

Në shtëpinë e Barcelona ka shumë pasiguri që janë konfirmuar nga fjalët e Arturo Vidal. Mesfushori i katalanasve ka folur për Win Sports TV edhe në lidhje me Quique Setien, e ardhmja e të cilit në drejtim të skuadrës nuk është aspak e sigurt.

“Njerëzit na kërkojnë të fitojmë çdo ndeshje dhe çdo kampionat, por është e vështirë. Këtë herë nuk ia kemi dalë. Por ky është futbolli dhe ka skuadra të forta si Real Madrid”, ka thënë Vidal për sezonin e La Liga-s.

Në lidhje me problemet që ka pasur Barcelona gjatë sezonit: “Ajo që ka thënë Messi është e vërtetë. Kemi pasur shumë probleme, kemi humbur pikë në mënyrë të pabesueshme, si në ndeshjen kundër Celta Vigo-s”.

“Tani duhet të bashkohemi. Tifozët duan tituj, por kur kjo nuk ndodh, shtypi fillon të flasë për ndryshimin e trajnerit, lojtarëve e kështu me radhë”.

“Me Setien nuk kemi pasur mundësi të punojmë shumë sepse ka marrë drejtimin e ekipit papritur. Klubi, në përfundim të sezonit, duhet të mendohet mirë për të ardhmen e Barcelona-s”.

Related posts

E bujshme, FIFA nuk të fal! Dënim përjetë presidenti të federatës

Sadik.Autor

NDIZEN POLEMIKAT/ Sllogani diskriminues për futbollin e femrave shkakton telashe të mëdha te klubi Europian, ja çfarë ndodhi…

Delo.autor

Rummenigge shtyn Vidalin drejt Interit: Ta vendosë shpejt të ardhmen e tij

Isa.Autor

Leave a Comment