Futboll Premier League Sport

KLUBI I SULMUESIT SHQIPTAR NË TELASHE/ I zbriten 12 pikë për renditjen e sezonit të ardhshëm. Ja arsyeja

Shefild Uendesdei do ti hiqen 12 pikë për sezonin e ri 2020-2021 pasi ka thyer rregullat e “Fair Play Financiar”. Ato thyen rregullin pasi përfshinë shitjen e “Hillsborough Stadium” në financat e sezonit 2017-2018 pavarësisht se stadiumi u shit një vit më vonë.

Nëse zbritja e pikëve do ishte bërë gjatë sezonit të kaluar 2019-2020 atëherë ekipi do kishte rënë nga kategoria. Edhe pse shkelja u vërejt në nëntor të 2019 u deshën 9 muaj e 17 ditë që Shefild të ndëshkohej. Shitja e stadiumit për 60 milionë euro dhe vendosja në financat e sezonit 2017-2018 bëri që klubi t’i shmangej taksave në një vlerë prej 2.3 milionë euro. Nëse nuk do e kishin bërë këtë, atëherë Shefild do humbiste 35.4 milionë euro dhe do ndiqej nga një defiçit prej 9.8 deri në 20.8 milionë euro. “Fair Play Finaciar” lejon klubet e Championship që të kenë një humbje deri në 39 milionë euro për tre sezone.

Lajmi për dënimin me 12 pikë zbritje në rënditje erdhi 9 ditë pasi sezoni i rregullt kishte përfunduar. Tek Shefild Uendesdei aktivizohet edhe futbollisti i Kosovës Atdhe Nuhiu.

Related posts

DORTMUND DO SABITZER/ Bayern nuk pranon më pak se 15 milionë euro

F.autor

E BUJSHME/ Carlo Ançelotti “zhvesh” Real Madridin, gati akordi me këtë sulmues…

Isa.Autor

RIKTHIMI NË PREMIER LEAGUE PAS 16 VITESH/ Klubi historik anglez është vetëm 1 pikë larg ngjitjes

Delo.autor

Leave a Comment