Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Benzema do Serinë A, Real Madrid vihet në lëvizje për dy super yje

Nuk mjafton fitorja e La Liga-s për të kënaqur Real Madrid.

Los Blancos janë eliminuar në 1/8-at e Champions League kundër Manchester City dhe po përgatiten për të qenë protagonistë në merkato.

Megjithatë, madrilenët do të duhet të mendojnë edhe për yjet që mund të duan të largohen. Mes kandidatëve për t’i thënë lamtumirë Madridit është edhe një emër i bujshëm: Karim Benzema.

Sipas Don Balon, sulmuesi francez duket se është gati të përshëndetet me Real-in dhe mund të transferohet tek Juventus-i i mikut Cristiano Ronaldo.

Real, gjithsesi, nuk do të ishte i përgatitur. Los Blancos, në fakt, duket se po mendojnë të hidhen në sulm për yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland, dhe atë të PSG-së, Kylian Mbappe.

Related posts

Shiti Palmierin te Chelsea, Roma merr Jonathan Silvan nga Benfica

Q.Autor

PARMA – JUVENTUS/ Vendasit barazojnë shifrat me ish-lojtarin e ROMËS (VIDEO)

Isa.Autor

CONTE NË ANKTH/ Rrezikon sfidën ndaj Barcelonës për shkak të dëmtimit titullari…

Delo.autor

Leave a Comment