Futboll Seria A

Në pritje të rinovimit, shtohen pretendentët për shërbimet e Icardit

Drejtuesit e Interit dhe bashkëshortja menaxhere e Mauro Icardit, Wanda Nara, po negociojnë rinovimin e kontratës së sulmuesit argjentinas, por palët duken ende larg.

Oferta e zikaltërve është një kontratë me 7.5 milionë euro në sezon dhe eliminim të klauzolës, ose vendosje të një të tille në vlerën e 150 milionë eurove. Nga ana tjetër, Wanda ka pretenduar 10 milionë euro rrogë vjetore, ndërsa për klauzolën ka dhënë dakordësinë.

Ndërkohë që palët po punojnë për rinovimin, pretendentët për të marrë shërbimet e Icardit, shtohen nga dita në ditë. Kështu pas Realit të Madridit, së fundi në garë janë përfshirë edhe Chelsea e Bayern Munchen, ndërsa më herët, Mino Raiola ia propozoi Manchester Unitedit.

Më konkret duket interesi i Bayernit, që duket se do të humbë Lewandowskin në verë dhe shikon te Icardi sulmuesin ideal për t’i besuar dërgimin e topit në rrjetë.

Gjithsesi, duke njohur mirë klubin gjerman, duket gati e pamundur që të shpenzojnë 150 milionë euro për një futbollist, ndaj mediat italiane favorizojnë pikërisht Realin ose skuadrat angleze, për të marrë shërbimet e Icardit.

Related posts

STATISTIKAT/ Vetëm 23-vjeç dhe me shiritin e kapitenit në krah, ylli i Manchester United kap shifrën e 100 golave

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid përgatit dy goditjet e shekullit. Ja dy objektivat e Perez …

Delo.autor

KRYEVEPRA QË SHPËTOI MILANIN/ Benaser: Praktikoj boks, po ta gjuaj 10 herë… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment