Futboll Sport

“JANË TË AFTË TË BËJNË DIFERENCËN”/ Rrëfehet Xavi, zgjedh mbrojtësin dhe mesfushorin më të mirë

Sipas Ksavit, Kevin De Bryjne është mesfushori më i mirë në botë dhe është në një nivel tjetër. 29-vjeçari belg e ka treguar veten si një ndër mesfushorët më të mirë, ku sezonin e kaluar regjistroi 20 asiste brenda një sezoni.

de bryjne

Në një intervistë për “Qatar Airways”, ish-lojtari i Barcelonës dhe tashmë trajneri i Al Sad u shpreh: “Lojtari i Mançester Sitit, Kevin De Bryjne më duket një nivel tjetër. Ai është i aftë të bëjë diferencën. Ai është mesfushori më i mirë në botë dhe është i ri”.

Më pas Ksavi zgjodhi edhe mbrojtësin më të mirë. “Unë do zgjidhja Virxhil Van Dijk, për shkak të lidershipit, forcës fizike dhe teknikës”, përfundoi Ksavi.

Related posts

JUVENTUS-IN E NDJEK FATI I KEQ/ Në ndeshjen ndaj Sasuolos dëmtohen dy lojtarët kryesorë, ja emrat…

Delo.autor

MPOSHT CONTEN DHE PIOLIN/ Gasperini shpallet “Trajneri i Vitit” në Itali

Delo.autor

E BUJSHME/ Prestigjozja “Marca” shuan dyshimet: Ky është klubi i ri i Gareth Bale

Delo.autor

Leave a Comment