Futboll Seria A Sport

“KA MBARUAR KY DISKUTIM”/ Inter reagon për sulmuesin: Barcelona nuk i afrohet Lautaros, e humbën shansin!

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka patur një bisedë të hapur në Sky Sport. Ai ka folur në lidhje me disa situata që kanë përfshirë zikaltrit në këtë merkato vere. Zyrtari i lartë ka theksuar se po punojnë për të firmosur me mesfushorin Arturo Vidal.

“Ne na pëlqen Vidal, sigurisht. Ai është lojtar i Barcelonës momentalisht. Nëse ata e lënë të largohet me kushte që na përshtaten, sigurisht që do ta konsiderojmë që të firmosim me kilianin.

“Lautaro? Ne nuk kemi nisur kurrë bisedime zyrtare me Barcen për argjentinasin. Ditën që klauzola i skadoi ne e konsideruam jashtë merkatos sonë. Ka mbaruar ky diskutim”, – tha ai për Sky Sport.

Related posts

Higuain s’ka pse mërzitet, ato 7 milionë e bëjnë diferencën…

Q.Autor

NDESHJA KYÇE/ Milan është “macja e zezë” për Torinon…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ky lojtar në janar mund të largohet nga Juventusi (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment