Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ferrari në krizë: Nuk e kuptojmë ç’po ndodh, pilotët s’kanë më besim

Situata te Ferrari duket kaotike pas garës së fundit në Belgjikë, ku pilotët e saj u renditën në vendet 13-14, një rezultat zhgënjyes dhe një makinë që nuk ishte e aftë të parakalonte as rivalët e “dorës së dytë”. Askush nuk jep një përgjigje për problemet, ndërkohë që këtë fundjavë zhvillohet gara e radhës në pistën e shtëpisë, në Monza.

“Ka diçka që nuk po arrijmë ta kuptojmë dhe po na shpëton. Shpresoj që teknikët dhe inxhinierët ta kuptojmë se ku po çalon puna. Kjo është e njëjta makinë që kishim edhe në garat e kaluara, por në Belgjikë diçka nuk funksionoi”, u shpreh Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit.

Binotto pranon se kjo situatë ka futur skuadrën në krizë dhe pilotët nuk besojnë më se kjo makinë mund të kryejë mrekullinë këtë sezon: “E pranoj që edhe pilotët e kanë të vështirë, duke mos gjetur atë besim se makina mund të jetë 2 apo 3 të dhjetat më shumë, sidomos të shtunën, në provat zyrtare. Duhet durim e punë për të dalë nga kjo krizë, por nuk tërhiqemi”.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Ja si e festuan Tom Cruise dhe Beckham golin rekord dhe historik ndaj Italisë (VIDEO)

Delo.autor

PROTAGONIST ME CHIEVON/ Mesfushori SHQIPTAR befason pas humbjes nga Juventusi

Isa.Autor

ZBARDHET PËRPLASJA MES AL KHELAIF DHE MBAPPE/ Presidenti kërcënoi me mosaktivizim, tani vjen paqja dhe skenari i ri

F.autor

Leave a Comment