Futboll Seria A Sport

“DO TË KETË NDEVOJË PËR KOHË”/ Cannavaro: Pirlo? Juventus s’duhet të bëjë gabimin që bëri 10 vite më parë

Fabio Cannavaro ka analizuar futbollin italian dhe në veçanti lajmet e fundit në lidhje me Juventus-in. Nga zgjedhja për t’ia besuar ekipin Andrea Pirlo-s te merkato e bardhezinjve, që janë në kërkim të një sulmuesi.

Në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport, trajneri aktual i Guangzhou Evergrande ka thënë:

“Pirlo ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur. Jam i lumtur për të, por nuk do të jetë e lehtë. Është folur për të si një i përzgjedhur nga fati, por Guardiola dhe Zidane kanë patur pak eksperiencë si trajnerë kur kanë filluar”.

“Sigurisht, idenë e futbollit e ka të qartë, por tani do të duhet të arrijë t’ia përcjellë lojtarëve dhe kjo nuk ndodh gjithmonë menjëherë. Pesimist? Jo, Andrea është një djalosh shumë i zgjuar”.

“Do të ketë nevojë për kohë. Tek Juventus nuk duhet të bëjnë të njëjtat gabime të bëra dhjetë vite më para me Ciro Ferrara-n, i cili nuk është ndihmuar”.

Në lidhje me merkaton: “CR7? Nëse ke një lojtar të tillë, më të mirin, duhet të mbështetesh tek ai. Por ai duhet të kuptojë se, edhe pse është i jashtëzakonshëm, është 35 vjeç”.

“CR7 duhet të pranojë se është më mirë për të luajë 40 ndeshje në maksimumin e formës se sa 50 jo dhe aq të mira”.

“Dzeko tek Juventus? Ai është i fortë, kjo nuk diskutohet. Por jam i bindur se Juventus do të bëjë zgjedhje të tjera. Nuk e kuptoj tendencën që të merren nga jashtë lojtarë në fund të karrierës. Nuk do të doja që kampionati të bëhej varreza e elefantëve”.

Related posts

SEZONI I RI/ Reali fiksohet pas britanikëve, pas Bellingham, Ancelotti kërkon dhe Harry Kane

F.autor

FITUESI I “TOPIT TË ARTË 2018″/ I dha fund dominimit njëdekadësh të Messit dhe Ronaldos

Delo.autor

DREJTUESIT GATI T’I HAPIN DERËN/ Mesfushori De Rosi drejt rikthimit në Itali, ja dy opsionet

Delo.autor

Leave a Comment