Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Mercedes nuk ndalet as në Monza, Vettel përfundon i parafundit!

90 minutat e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, garë që do të zhvillohet ditën e diel në Monza, kanë qenë katastrofike për Ferrarin. Asnjë nga dy pilotët e tij nuk arriti të hyjë në “top-10”.

Charles Leclerc u klasifikua në vendin e 11-të, ndërsa Sebastian Vettel u rendit në vendin e 19-të, i parafundit. Pas tij u rendit vetëm Nicholas Latifi me Williams. Koha e Vettel ishte 2.2 sekonda më e avashtë se ajo e Valtteri Bottas, që me Mercedes dominoi provat e lira.

Finlandezi dha kohën 1’20”703, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton. Ndërsa i treti u rendit Max Verstappen me Red Bull, por me 8 të dhjetat më i avashtë. Pra, edhe në Monza do të shohim një dominim të Mercedes, ndërsa Ferrari zhytet edhe më shumë në krizë.

Related posts

TRIUMFOJNË NDAJ LAÇIT/ “Bardheblutë” mposhtin Laçin në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ LU-LA dërgojnë Interin në finale, Shakhtari shumë i brishtë

Delo.autor

ZBULOHET AXHENDA E SUPERIORES/ Mësohen si ndahen ndeshjet e javës së 13. Ka edhe një derbi të kryeqytetit

Delo.autor

Leave a Comment