Futboll Sport

FITORE E PASTËR NË TRANSFERTË/ Shkëndija e Ernest Gjokës merr kryesimin e kampionatit

Shkëndija e Ernest Gjokës ka triumfuar me rezultatin e pastër në transfertë 0-3 ndaj Belasicas, duke rrëmbyer kryesimin e kampionatit. Kuqezinjtë nga tetova iu falën golit të Totre në minutën e 54-t dhe dopietës së Ibraimit në minutat 83 dhe 86.

Një paraqitje dinjitoze kjo për skuadrën shqiptare, teksa vlen të theksohet se të 3 golat u shënuan në pjesën e dytë. Kuqezinjtë morën një “asist” sot edhe nga ekipi shqiptar i Strugës, që mposhti Sileksin në shtëpi me rezultatin 2-0, duke e zbritur nga froni. Në 5 javë kampionat Shkëndija ka siguruar 11 pikë ndërkohë që Struga ka 7 pikë.

Related posts

NUK FITONTE PREJ 1 SHTATORIT/ Costa dhe Joao Felix rikthejnë Atleticon te suksesi

Delo.autor

“Maska e Zorro-s” në Stamford Bridge ka bërë xhiron e botës

Sadik.Autor

NUK PËRMBAHET ME PËRFORCIMET/ “Djajtë e Kuq” sfidojnë Napolin për Hirving Lozanon, ja oferta e çmendur

Delo.autor

Leave a Comment