Futboll Seria A

Bari ka këtë plan për mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Migjen Basha është shndërruar në një nga pikat më të forta të mesfushës së Barit këtë sezon. Trajneri Fabio Groso e uli në stol shqiptarin së fundmi duke bërë eksperimente me formacionin dhe skuadra u mund.

Duke parë që edhe kontrata është në skadim, drejtuesit e Barit kanë vendosur që shqiptari të jetë në listën e futbollistëve me të cilët do të nisin bisedimet për nënshkrimin e kontratave të bashkëpunimit për një kohë edhe më të gjatë.

Migjen Basha në deklaratat e tij është shprehur shpesh se ndihet mirë te Bari, ekip i cili po synon seriozisht që të sigurojë një vend për të qenë në Serinë A sezonin e ardhshëm. Jo vetëm kaq, por Basha shihet edhe si një kapiten në të ardhmen duke parë që e ka mbajtur shiritin disa herë këtë vit.

Related posts

BOTËRORI 2022/ “Shpërthen” festa në “Fadil Vokrri”, ylli Muriqi ndëshkon me kokë Greqinë (VIDEO)

Delo.autor

MOURINHO IA NDËRPRET INTERVISTËN/ Shikoni reagimin e veçantë të trajnerit të Sheffield (VIDEO)

Delo.autor

“GABIMET ME LETONINË, T’I PËRMIRËSOJMË”/ Kumbulla: Vendimi i Bajramit? Secili bën zgjedhjet e veta

F.autor

Leave a Comment