Futboll Seria A Sport

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Milan synon të arrijë marrëveshjen me Chelsean për mesfushorin…

Një mesfushor i ri për Piolin. Drejtuesit e Milanit, pavarësisht blerjeve të fundit, vazhdojnë të mendojnë për përforcime te reja dhe nuk përjashtohet ndonjë goditje surprizë për ta “blinduar” mesin e fushës.

Tiemoue Bakayoko vazhdon të mbetet objektivi kryesor i kuqezinjve, por duke parë vështirësitë për të arritur një marrëveshje me Chelsea-n, klubi italian po shikon alternativa të tjera.

Florentino Luis i Benficas dhe Boubakary Soumare i Lille janë në listën e merkatos së kuqezinjve.

Sipas mediave italiane, klubi nga Milanello po vëzhgon nga afër një tjetër futbollist, që për momentin nuk dëshiron ta bëjë publik.

Related posts

SUPER GOLI VJEN NGA NORVEGJIA/ Portieri dhuron spektakël në minutat e fundit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ EURO 2020: Nisin kualifikueset, Italia menjëherë në avantazh. Mësoni rezultatet në kohë reale

Delo.autor

Klopp fajëson mbrojtjen për humbjen ndaj United

Q.Autor

Leave a Comment