Futboll Ligue 1 Sport

“KANË QENË FYERJE NORMALE”/ Trajneri i Marseille: Tuchel? Shumë para dhe zero Champions. Me Atalantan…

Trajneri i Marseille, Andre Villas-Boas, nuk është kursyer kundër trajnerit të PSG-së, Thomas Tuchel, në konferencën për shtyp të dhënë pas ndeshjes së fituar 1-0 nga skuadra e tij kundër kampionëve të Francës.

Duke folur për përplasjen që kanë patur dy trajnerët gjatë ndeshjes së Ligue 1, Villas-Boas ka thënë:

“Kanë qenë fyerje normale. Të tipit ‘Je një m…’. ‘Jo, ti je një m…’. Ai më ka thënë se mbrëmjen e sotme (djeshme) kam fituar lotarinë, unë i kam thënë se ai e fitoi kundër Atalanta-s”.

“Kam shumë respekt për atë dhe për punën e tij. Natyrisht, PSG pret të fitojë Champions-in një ditë. Pse të mos investosh një miliard e gjysmë euro dhe të mos fitosh Champions League”.

“Ancelotti ka qenë këtu dhe tani drejton Everton-in, Emery ka qenë këtu dhe tani drejton Villarreal-in. Champions-i është i vështirë”.

Related posts

E BUJSHME/ Lojtari i Milanit i kërkon klubit të dalë në shitje, skuadra italiane e vëzhgon nga afër

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Newcastle-Manchester United

Delo.autor

VIDEO/ Messi i jashtëzakonshëm, shihni ç’bën në stërvitje

Q.Autor

Leave a Comment