Formula 1 Sport Të tjera

90 FITORE NË FORMULA 1/ “Rekordmeni” Hamilton: Në Mugello ishte si të fitoja 3 gara

Lewis Hamilton arriti në pistën e Mugello suksesin nr.90 në karrierën e tij, duke konsoliduar kreun e renditjes botërore (+55 pikë ndaj Valtteri Bottas dhe +80 pikë karshi Max Verstappen). Gjithsesi, fitorja në garën italiane nuk ka qenë e lehtë për pilotin britanik të Mercedes, si pasojë e aksidenteve të shumta në pistë, duke bërë që gara të niste 3 herë.

“Ishte një garë e çmendur, me shumë aksidente. Ishte si të zhvilloja dhe fitoja 3 gara të ndryshme nga njëra-tjetra, por pista ishte fantastike. Valtteri më vuri shpesh në vështirësi dhe nuk ishte e lehtë ta mbaja pas. Gjithsesi, fitorja më gëzon, pasi arrij një shifër të rëndësishme. Të arrij këtu 90 fitore është diçka fantastike, kam se çfarë për të treguar”, tha Hamilton.

Related posts

NDIZET SUPERSFIDA/ Tifozët e PARTIZANIT “provokojnë” durrsakët: 3 muaj GANGO, 9 muaj l**go

Isa.Autor

“KAM ZGJEDHUR SHQIPËRINË”/ Armando Dobra: Edhe nëse më fton Anglia do e refuzoja

Delo.autor

HARRON HUMBJEN NDAJ DORTMUND/ “Zikaltërit” shesin për 18 milionë euro “dështakun” më të madh të viteve të fundit…

Delo.autor

Leave a Comment