Futboll La Liga Sport

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Barcelona nxjerr në shitje 12 lojtarë pas vendimit të “Jashtëtokësorit”

Barcelona ka nxjerrë në merkato 12 lojtarë pas vendimit të leo Messi-t për të qëndruar në Camp Nou.

Sipas Mundo Deportivo-s, Luis Suarez është emri më i rëndësishëm i kësaj liste. uruguaiani dukej sikur do të transferohej tek Juventus, por situata është komplikuar nga një ofertë e bërë nga Atletico Madrid në momentet e fundit.

Besohet se Suarez ka dëshirë të qëndrojë në Spanjë, ku edhe ndihet shumë mirë me familjen e tij.

Gjithashtu të përfshirë në listë janë Martin Braithwaite, Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo, Nelson Semedo, Arturo Vidal dhe Rafinha.

Edhe dy mbrojtësit e majtë Junior Firpo dhe Juan Miranda janë me valixhet në dorë, ashtu si Monchu, Moussa Ëague dhe Sergi Busquets.

Related posts

Shorti i plotë/ Kategoria e Dytë nis kampionatin, grupi A vjen me derbi

Isa.Autor

Ancelotti “zbardh projektin” për titullin kampion, shfrytëzon miqësinë me ish-madrilenin

Isa.Autor

“AI KA DISA AFTËSI FANTASTIKE”/ Davide Ancelotti: Calvert-Lewin është si Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment