Futboll Sport

SFIDA NDAJ SEVILLAS PËR SUPERKUPËN E EUROPËS/ Flick: Do të jetë një ndeshje e nivelit të lartë

Sezoni i ri ka filluar prej pak ditësh pasi vetëm një muaj më parë është mbyllur me sukses ai i vjetri, por Bayern Munich ka akoma uri dhe është në gjendje të ngrejë një tjetër trofe shumë shpejt.

Bavarezët do të përballen të enjten në mbrëmje me Sevilla-n në Superkupën e Europës në Budapest. Trajneri i kampionëve të Europës, Hansi Flick, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes.

“Sevilla e ka fituar me meritë Europa League. Është një skuadër e pjekur dhe e fortë taktikisht. Trajneri i saj po bën një punë shumë të mirë. Të dy ekipet kanë shumë për të dhënë, kështu që mund të presim një ndeshje të nivelit të lartë”, ka thënë trajneri i Bayern-it.

“Duam të përgatitemi në mënyrën më të mirë. Mendoj se skuadrat do të jenë gati në 100%, shumë të përqendruara dhe se do të luajnë me intensitet të madh. E marrim shumë seriozisht këtë sfidë: është një finale, dhe finalet, dihet, janë gjithmonë speciale”.

Related posts

PAS FITORES NDAJ ATALANTËS/ Ancelotti: Juve-Inter? Do të jetë një ndeshje…

Isa.Autor

Pas finales së Kievit, Karim Benzema pritet të mësojë klubin e ri

Sadik.Autor

“CRISTIAN LEAGUE”/ Ronaldo “makinë golash” në Champions, ja statistikat

Delo.autor

Leave a Comment