Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI MIQËSOR NË “SELMAN STËRMASI”/ Kampionët e Superiores triumfon minimalisht ndaj Dinamos

Tirana ka triumfuar në derbin miqësor ndaj Dinamos me rezultatin 2-1. Kjo përballje u zhvillu në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kuadër të përgatitjeve për sfidën e datës 1 tetor, ku bardheblutë e Emanuel Egbosë do të përballen ndaj Jang Bojs. Tekniku i kampionëve në fuqi të Superiores, hodhi nga minuta e parë, futbollistët më të mirë, të cilët me shumë gjasa do të aktivizohet edhe në sfidën ndaj zvicerianëve.

Ismajlgeci dhe Muçi, ishin autorët e golave në përballjen e sotme. Të dy futbollistët e talentuar shënuan në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që për blutë e Dinamos, që këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Parë, shënoi sulmuesi italian Pontreli.

Related posts

Ish-trajneri i Kombëtares tregon arsyen përse nuk kandidon në zgjedhjet e FSHF-së

Q.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Bayern Munich-Atletico. Rezultati 4-0

Delo.autor

E BUJSHME/ Lojtari KYÇ 23 vjeçar i Milanit përfundon në “radarin” e londinezëve të Chelseas

Isa.Autor

Leave a Comment