Futboll Seria A

Serie A / Roma “fluturon” në vendin e tretë…

Cengiz Ünder është “heroi” i ri për AS Roma. Futbollisti 20-vjeçar nga Turqia ka shënuar golin e parë për verdhekuqtë në fitoren 0-2 në fushën e Udinese, që e ngjit skuadrën e Eusebio Di Francesco përkohësisht në vendin e tretë të Serie A. Roma ka 50 pikë, ndërsa Inter, që do të luajë sonte në mbrëmje kundër Genoa, është në vendin e katërt me dy pikë më pak.

Roma tregoi një mbrojtje të “hekurt” kundër Udinese, ndërsa në sulm i tregua cinike me golin e Cengiz Ünder, i cili ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asist në tre ndeshjet e fundit të Serie A. Ai shënoi golin e vetëm në fitoren e kaluar në transfertë, 0-1 ndaj Verona, këtë herë tundi rrjetën 20 minuta para fundit. Verdhekuqtë dyfishuan shifrat në kohën shtesë me anë të Diego Perotti.

Related posts

TREGON BISEDËN ME IGLI TAREN DHE ZBULON TË ARDHMEN/ Sulmuesi Muriqi: Do luaj për…

Delo.autor

PAS NDESHJES GIMNASIA-ROSARIAO/ Maradona dhe gjesti i dyshimtë që bëri xhiron e botës (VIDEO)

Delo.autor

Reali i Madridit ‘sistemon gjërat’, ja për kë e ka prenotuar numrin 7

Sadik.Autor

Leave a Comment