Futboll Sport

STUDIMI/ Bayern edhe një herë favorit, Inter më shumë shanse se Juventus

Edicioni i ri i Ligës së Kampioneve mund të thuhet se nisi pasditen e djeshme me hedhjen e shortit në Gjenevë, ku të gjitha skuadrat mësuan kundërshtarët përkatës për fazën e grupeve. Menjëherë edhe kompanitë e statistikave kanë nisur të kryejnë studimet e tyre për favoritët që parashikohet të fitojnë trofeun këtë sezon.

Agjencia “FiveThirtyEight” ka stiluar njëkohësisht me zbulimin e goglave një listë të kandidatëve të mundshëm për suksesin final, në bazë të një indeksi. Në krye të tabelës qëndron Bajerni i Mynihut, që shikohet edhe një herë si pretendenti kryesor për triumfin pasi ngriti trofeun sezonin e kaluar.

FAVORITET

E ndjekin menjëherë nga pas Mançester Siti i sheikëve dhe Liverpuli (pavarësisht se u eliminua vjet në 1/8-at). Surprizë përbën fakti që Interi, që vitin e kaluar doli në fazën e grupeve, ndodhet mbi Juventusin që me Ronaldon synon gjithmonë fundin e kompeticionit.

Related posts

NGJARJE TRAGJIKE/ Arbitri italian përpiqet të arratiset, por përplaset nga treni dhe… (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Reagon Reus, kapiteni i Dortmund ka një mesazh për të gjithë! (FOTO)

Delo.autor

ARSENAL-MANCHESTER CITY/ Guardiola: Nuk e kam frymëzuar unë Artetën, është trajner i madh

Delo.autor

Leave a Comment