Futboll Seria A Sport

NAINGGOLAN-CAGLIARI, ORË VENDIMTARE/ Inter jep “ok” mbi formulën, por duhet gjetur gjuha ekonomike

Orë vendimtare për transferimin e Radja Nainggolan nga Interi te Cagliari. Presidenti i klubit sard, Tommaso Giulini është në Milano, i cili këtë mëngjes u takua me avokatin e mesfushorit belg Alesandro Beltrami dhe përcaktoi marrëveshjen për “martesën”.

Çfarë mungon? Gjetja e akordit me Interin: kontakte të vazhdueshme në këto orë, teksa formula e transferimit është gjetur: huazim me detyrim blerje. Natyrisht, duhet gjetur gjuha mbi shifrat dhe ndoshta kartonë futbollistësh të përfshirë.

Interi po mundohet të kënaqë pretendimet e Cagliarit, por nuk do të bëjë aspak skonto. Në anën tjetër, klubi ishullor kërkon kthimin e Nainggolan, i cili ka biseduar edhe me Godin këto ditë.

Related posts

Collina rikthehet të gjykojë një ndeshje në moshën 58-vjeçare

Sadik.Autor

CR7 MASKOHET PËR HALLOWEEN/ Shikoni çfarë bën në qendrën stërvitore të Juventus (VIDEO)

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Arsenal mposht Bavarezët në “International Champions Cup 2019” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment