Futboll Premier League Sport

PRITET TË LARGOHET NGA LIVERPOOL/ Shaqiri drejt rikthimit në Serinë A. Ja skuadra që e kërkon…

Xherdan Shaqiri nuk po gjen shumë hapësira te Liverpuli dhe për këtë arsye është shumë afër largimit nga skuadra e drejtuar nga Klop.

Sulmuesi shqiptar pritet të largohet nga Premier Liga, për të kaluar në një tjetër kampionat. “Liverpool Echo”, zbulon se për lojtarin janë të interesuara dy klube, në Spanjë dhe Itali.

Bëhet fjalë për Lacion që kishte shfaqur interes që në janar dhe Sevijen në Spanjë. Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare e pëlqen lojtarin dhe në orët e ardhshme mund të bëjë lëvizjen përfundimtare për të arritur marrëveshjen që të afrojë Shaqirin. Kujtojmë se sulmuesi nga Kosova ka luajtur edhe në të kaluarën në Serinë A, teksa ka qenë pjesë e Interit gjatë sezonit 2014-2015.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Raundi i parë eliminator 2018-2019, rreziku “Shkëndija” për Skënderbeun ose Kukësin

Sadik.Autor

DEL KUNDËR “DJAJVE TË KUQ” PËR ÇËSHTJEN ALEXIS SANCHEZ/ Solskjaer i del në krah: Është pjesë e skuadrës dhe një…

Delo.autor

I DHUROI FITOREN SOUTHAMPTON/ “Shqiptari i parë”, edhe Premier League i gëzohet arritjes së yllit Broja (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment