Futboll Premier League

Guardiola zbulon arsyen pse City po shkatërron çdo kundërshtar në fushë

Pep Guardiola ka treguar pse Manchester City është në gjendje ta shkatërrojë çdo kundërshtar që i del në rrugë, gjersa ka shtuar se po e jeton ëndrrën e çdo trajneri.

Manchester City e siguroi fitoren e 16-të më radhë në Premier Ligë të shtunën pasdite kundër Tottenhamit, dhe kështu e rriti epërsinë në 14 pikë në krye të renditjes tabelore.

Trajneri spanjoll e ka shpjeguar çelësin e suksesit të skuadrës së tij.

“Ajo çka besojmë ne tani është se kemi besim në njëri-tjetrin. Kur u jap instruksione, ata i ndjekin ato, dhe kjo është ëndërr e një trajneri. Gjëja më e rëndësishme është se ne besojmë në mënyrën më të mirë për të luajtur dhe lojtarët nuk kanë dyshime. Dhurata më e mirë është kur lojtarët i ndjekin udhëzimet tua”, ka shpjeguar Pep.

Related posts

ISH-YLLI I MILANIT I TREGON RRUGËN NEYMAR/ Kaka: Po bëri këtë, e fiton “Topin e Artë”!

Delo.autor

Jamie Redknapp: “Interi duhet ta transferojë Sturridgen”

Q.Autor

131 MILIONË EURO FITIME/ “Jashtëtokësori” mposht Ronaldon. Ja 20 futbollistët më të paguar në botë…

Delo.autor

Leave a Comment