Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI VAZHDON PËRHAPJEN TEK MILANI/ Klubi kuqezi njofton të infektuarin e radhës para derbit

Koronavirusi vazhdon të përhapet te Milanit, ku vetëm pas 4 ditëve do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të kuqezinjve në këtë periudhë, siç është ajo ndaj Interit në derbi.

Pas Rafael Leaos, Leo Duartes, Zlatan Ibrahimoviç dhe Mateo Gabia, i radhës që ka rezultuar pozitiv është një ish-lojtar i Milanit si Daniele Bonera, i cili tashmë është pjesë e stafit teknik të “Djallit”.

Pas testeve të kryera klubi i Milanit ka njoftuar se Bonera ka rezultuar pozitiv ndaj virusit dhe është izoluar menjëherë. Kujtojmë se deri tani Ibra dhe Leao e kanë kaluar virusin dhe kanë rezultuar negativ, duke u përgatitur me skuadrën për ndeshjen derbi.

Related posts

“E RËNDËSISHME ËSHTË TË RUAJMË RITMIN”/ Trajneri Egbo: Test për të matur sa të

Delo.autor

ZHGËNJEN PATRIOT BEHRAMI/ Eliminohet në çerekfinale të “Minsk 2019”

Delo.autor

LUIS ENRIQUE IU PËRGJIGJET AKUZAVE/ Ja përse zgjedh vetëm lojtarë të Realit

Isa.Autor

Leave a Comment