Futboll Sport

E RËNDË/ Mbrojtësi gabon dhe skuadra pëson gol, shokët e skuadrës i marrin jetën

Quhej Churchill Owaci dhe luante futboll.

Ishte 22 vjeç dhe ka vdekur pas një sulmi të pësuar nga shokët e tij të skuadrës. Episodi ka ndodhur në Uganda pas një ndeshjeje në distriktin e Lamëo.

Futbollisti ishte një mbrojtës, por ka paguar me jetën e tij një paraqitje të keqe.

Siç ka bërë të ditur Fox Sports, i  riu Owaci, djalosh 22 vjeç nga Uganda është vrarë fundjavën e kaluar pasi është sulmuar nga vetë shokët e skuadrës pas një gabimi të bërë gjatë ndeshjes që ka çuar te goli i ekipit kundërshtar.

Nga sa kanë bërë të ditur disa burime, pas ndeshjes kanë lindur disa mosmarrëveshje pikërisht në lidhje me episodin e golit të pësuar. Sipas disave, lojtari ka qenë akoma në efektin e alkoolit të konsumuar natën para ndeshjes dhe kjo ka ndikuar te paraqitja e tij e keqe.

Nga këto diskut ime duket se ka filluar një sherr që ka degjeneruar deri në momentin që Owaci ka përfunduar në tokë pa ndjenja. Pasi është dërguar në spital, 22-vjeçari është deklaruar i vdekur pak orë më mbrapa.

Related posts

ËSHTË TIFOZE E “ZJARRTË” E ROMËS/ Bukuroshja super seksi ekspozon të pasmet në “Instagram” (FOTO)

Delo.autor

“KUSH FITON “EL CLASICO”-N ËSHTË FAVORIT PËR TITULL”/ Del Bosque vë bast: Nuk shoh ndonjë ekip më të mirë sesa tjetri për…

Delo.autor

DHUROI 1 PIKË TË ÇMUAR LUFTËTARIT/ Realdo Fili: Qëllimi ishte të dilnim me…

Delo.autor

Leave a Comment